Nënshkruhet marrëveshja për zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë në shkollën “Abaz Ajeti” në Gjilan
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka nënshkruar sot një marrëveshje për shërbime të energjisë me drejtorin e Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE), Ahmet Ismaili.
Marrëveshja e cila e kap vlerën 350 mijë euro, çon përpara realizimin e projektit të zbatimit të masave të efiçiencës së energjisë në SHFMU “Abaz Ajeti”.
Kryetari Hyseni tha se kjo marrëveshje u nënshkrua me qëllim rritjen e efiçiencës përmes kursimit të energjisë dhe buxhetit, si dhe përmirësimit të standardeve të shkollës “Abaz Ajeti”.
“Ne do të vazhdojmë të angazhohemi drejt jetësimit të projekteve të sektorit të energjisë për Gjilanin edhe në shkollat e objektet e tjera komunale, si dhe çdo projekti me impakte pozitive në mirëqenien e qytetarëve tanë”, është shprehur kryetari i komunës, Alban Hyseni.