Nënshkruhet marrëveshja për zgjerimin e rrugës për segmentin Lëbushë – Qendra e Strellcit
29 prill 2024
| 14:57
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj dhe zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, nënshkruan marrëveshjen për zgjerimin e rrugës, urave dhe strukturave për segmentin Lëbushë – Qendra e Strellcit.
“Po fillon projekti për ndërtimin e infrastrukturës rrugore në Deçan! Jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme në realizimin e projekteve të Komunës së Deçanit. Na prift e mbara!”, ka shkruar Ramosaj në “Facebook”.