Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi në mes të ‘BONEVET’ dhe Universitetit “Fehmi Agani”

29 tetor 2022 | 09:47

Arbër Lleshi, drejtor menaxhues i BONEVET në Gjakovë, priti në takim Rektorin e Universitetit të Gjakovës, Prof.Asoc.Dr. Artan Nimani ku i prezantoi edhe hapësirat dhe kapacitetet e organizatës së tyre.

Rektori Nimani shprehu gatishmëri për të bashkëpunuar në edukimin joformal të të rinjve në Gjakovë, që të rinjtë të identifikojnë dhe zhvillojnë talentet e tyre dhe aftësitë e tyre përmes teknologjisë. 

Palët u pajtuan që të hartojnë dhe zbatojnë projekte, iniciativa, programe dhe aktivitete në
fusha të ndryshme të bashkëpunimit:
● Nxitja dhe lehtësimi i bashkëpunimit ndërdisiplinor në fusha relevante të palëve;
● Organizimi dhe shkëmbimi i përvojave ndërmjet personelit të UFAGJ-së dhe
BONEVET Gjakova me studentët;
● Bashkëpunimi në aplikime për projekte dhe programe në interes të avancimit të
edukimit;
● BONEVET të bashkëpunojë ngushtë dhe të koordinojë projekte të përbashkëta me
Zyrën për Zhvillimin e Karrierës për të ofruar mundësi për angazhimin e studentëve të
UFAGJ-së në punë praktike;
● BONEVET të bashkëpunojë ngushtë dhe të koordinojë projekte të përbashkëta me
Zyrën për Zhvillimin e Karrierës për të ofruar mundësi për punësimin e studentëve;
● Promovimi i bashkëpunimit ndër-institucional në aktivitetet promovuese të partnerëve nënshkrues të kësaj marrëveshje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është pensionuar anesteziologu i njohur nga Gjilani, dr. Ukshin Ismaili,…