Nënshkruhet marrëveshje për përkrahjen e fermerëve të Kamenicës
22 maj 2019
| 16:24
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, bashkë me kompaninë “Shell Kosova”, kanë nënshkruar një marrëveshje për përkrahjen e fermerëve.
Qëllimi i kësaj marrëveshje është motivimi i fermerëve përmes ndihmave dhe subvencioneve të shumta që të punohet toka dhe të zbutet papunësia. Kryetari Kastrati ka thënë se po shfrytëzon çdo mundësi që t’u dal në ndihmë fermerëve.
“Të gjithë fermerët e Kamenicës që janë të regjistruar në Drejtorinë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, me këtë marrëveshje do të përfitojnë zbritje të çmimit për derivate, nga 05 cent për çdo litër”, ka thënë Kastrati.
/Epoka e re/