Nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit mbi qeverisjen korporative të bankave
Guvernatorë të Bankave Qendrore të Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Drejtori i Agjencionit Bankar të Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës, nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit mbi qeverisjen korporative të bankave.
Ky memorandum është iniciativë regjionale, e cila është zhvilluar nën lidershipin e Bankës Qendrore te Republikës se Kosovës dhe në bashkëpunim me bankat qendrore të 5 vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Kjo iniciativë është e para e llojit të tillë në regjion dhe ka të bëjë me praktikat qeverisjes korporative të bankave të rendit të dytë që operojnë në vendet tona, respektivisht kualitetin e mekanizmave të Qeverisjes që demonstrohen nga bankat e rendit të dytë.
Ky memorandum u nënshkrua pas prezantimit të një studimi të BQK-së që pasqyron zhvillimin e qeverisjes korporative në dekadën e fundit, që është studimi i parë i këtij lloji për këto vende dhe si rezultat i këtij studimi ka ndërtuar një data-bazë me të dhënave të konsiderueshme historike të zhvillimit të qeverisjes në vitet e fundit.
Ky studim do të jetë në dispozicion të 5 bankave qendrore të regjionit për nevojat e tyre në mbikëqyrjen e bankave, për të ndihmuar procesin e avancimit të kornizës ligjore, si dhe vendimmarrjen në politikëbërje dhe avancimin e hulumtimeve në këtë drejtim.
Në kuadër të Konferencës ndërkombëtare të nivelit të lartë e organizuar nga BQK-ja në Prishtinë, me temën ”Rreziqet dhe Mundësitë në një Sektor Financiar Dinamik-Perspektiva Zhvillimore”, në sesionin e 4-të u diskutua për kornizën e qeverisjes korporative, si parakusht në sektorin financiar, për të marrë vendime të shëndosha biznesore dhe financiare.
Panelistët: PeterNichol, Ekspert i Lartë Bankar nga Thesari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, GianPieroCigna, Drejtor i Njësisë Ligjore në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Alexander S. Berg, Specialist i Lartë për Qeverisje Korporative në Bankën Botërore, Shkendije Himaj, Koordinatore për Funksione të Përgjithshme në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, pastaj
DanielBlume, Analist i lartë i Politikave nga Sekretariati i Komitetit të Qeverisjes Korporative në OECD dhe AdalyatAbdumanapova, Udhëheqëse e Ekipit dhe zyrtare e Qeverisjes Korporative në kuadër të Programit Këshillimor të Qeverisjes Mjedisore, Sociale dhe Korporatave të IFC-së, në Evropë dhe Azinë Qendrore dhe Mattia Romani nga BERZH, diskutuan për një numër çështjesh që lidhen me qeverisjen korporative si parakusht i sektorin financiar për biznes të mirë dhe vendime financiare.
Panelistët diskutuan edhe për sfidat e reja për qeverisjen e korporative në kuadrin rregullator dhe teknologjik, zhvillimi i praktikave të angazhimit për një dialog konstruktiv midis bordit dhe aksionarëve, cilat palë të interesuara duhet të përfshihen në këtë dialog dhe si mund të arrihet përfshirja e tyre etj.
Në fund të sesionit, panelistët u përgjigjen në pyetjet e adresuara nga ta pranishmit.