Nënshkruhet memorandumi me ambasadën britanike për procese transparente të rekrutimit
Në një ceremoni të organizuar në Kuvendin e Kosovës, kryeministri, Albin Kurti, dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, nënshkruan sot memorandum mirëkuptimi me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.
Memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet Kuvendit të Republikës së Kosovës, Qeverisë së Republikës së Kosovës, dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut përfaqësuar nga Ambasada Britanike, ka për qëllim të mbështesë institucionet e Republikës së Kosovës.
Në përputhje me legjislacionin përkatës në fuqi, qëllimi i memorandumit të mirëkuptimit është të mbështesë përpjekjet e përbashkëta për të siguruar emërimin e udhëheqësve të përgatitur, të pavarur dhe profesionalë në institucione dhe organe publike, përmes proceseve rekrutuese transparente dhe të bazuara në meritë.