Nënshkruhet memorandumi për bjeshkët e Qyqavicës
Kryetari i Komunës së Kastriotit, Xhafer Gashi, ka bërë me dije se kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me kryetarin e Skenderajt, Bekim Jashari, atë të Mitrovicës, Agim Bahtiri, kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci, dhe atë të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, sipas të cilit bjeshkët e Qyqavicës do të shpallen zonë e interesit të veçantë.
“Qëllimi i këtij memorandumi është që pasuria natyrore e bjeshkëve të Qyqavicës, e cila shtrihet në territorin e këtyre pesë komunave, të shpallet zonë me interes të përgjithshëm, duke e krijuar kështu një zonë turistike, rekreative, kulturore dhe biznesore, me ç’rast do të bëhet rregullimi i ambientit, kujdesi ndaj ujërave dhe sipërfaqeve të gjelbëruara”, ka shkruar Gashi në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/