Nënshkruhet memorandumi për fuqizimin ekonomik e social të grave
Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, bashkë me kryesuesen e Kuvendit Komunal, Kristina Gashi-Bytyçi, kanë pritur në takim drejtuesit e organizatës “Woman 4 Woman”, qëllimi i të cilit ishte nënshkrimi i memorandumit të mirëkuptimit për fuqizimin ekonomik e social si dhe përfshirjen në proceset vendimmarrëse të grave. Ky memorandum parasheh koordinimin institucional të veprimeve në mes të komunës së Ferizajt dhe organizatës së lartcekur me qëllim që pozita e gruas në sferën ekonomike, sociale e vendimmarrëse të avancohet.
Drejtuesit e organizatës “Woman 4 Woman” kanë thënë se komuna e Ferizajt qëndron në një shkallë të konsiderueshme zhvillimi e përparimi në këtë fushe, ndonëse lypsen ende veprime për fuqizimin e mëtejmë të kësaj fushe. Ndërsa kryetari Aliu, ka thënë se qeverisja e tij, ka vullnetin e plotë e gjithë energjinë që këtë kauzë ta sensibilizoj edhe më tutje përmes veprimeve konkrete, ndonëse Ferizaj paraqet një model për mundësinë dhe fuqizimin e grave në pozita të rëndësishme vendimmarrëse.