Nënshkruhet memorandumi për harta dhe adresa të rrugëve në Klinë
Nënkryetari i Komunës së Klinës, Besim Hoti, së bashku me drejtoreshën për Gjeodezi dhe Kadastër, Njomëza Grabanica, drejtorin e Urbanizmit, Lorenc Marleku dhe zyrtarin për sistemin e adresave në Komunën e Klinës, Bajrush Shala, kanë pritur të martën në takim përfaqësues nga Agjensioni Kadastral i Kosovës.
Gjatë këtij takimi përfaqësuesit e dy institucioneve kanë nënshkruar një memorandum, ku pjesë e tij është edhe autoriteti norvegjez i hartave.
Nëpërmjet këtij memorandumi, autoriteti norvegjez i hartave do të financojë shtypjen e hartave të shenjave të adresave, punimin dhe vendosjen e shenjave të rrugëve bazuar në specifikimet dhe për sasinë për të cilën u pajtuan palët.
Gjithashtu, ky autoritet do të jetë përgjegjës për procedurat tenderuese dhe kontraktuese gjatë prokurimit.