Nënshkruhet memorandumi për ndërtimin e parkut memorial të UÇK-së në Jezerc
04 nëntor 2019
| 15:39
Ministri në detyrë i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Fatmir Matoshi dhe kryetari i Komunës së Ferizajt kanë nënshkruar një memorandum për ndërtimin e parkut memorial të UÇK-së në Jezerc të kësaj komunë.
Matoshi ka bërë me dije se kjo ministri do të ndaj 400 mijë euro për ndërtimin e këtij parku.
“Ndërtimi i ‘Parkut Memorial të UÇK-së’ në Jezerc – Komuna e Ferizajt do të financohet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor me 400.000 euro. Sot me kryetarin Agim Aliu, nënshkruam memorandum bashkëpunimi për realizimin e këtij projekti. Lavdi dëshmorëve të kombit!”, ka shkruar Matoshi në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/