Nënshkruhet memorandumi për ndërtimin e Spitalit të Prishtinës
04 prill 2019
| 10:29
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili dhe ai i Administratës Publike, Mahir Jagcilar, kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për ndërtimin e Spitalit të Prishtinës.
Pas nënshkrimit të këtij memorandumi, Ismaili ka sqaruar se spitali do të jetë gati brenda 3 vitesh dhe do të kushtojë mbi 7 milionë euro.
“Puna e parë është të kemi një kod buxhetor, dihet se është ndarë një buxhet. Ne e kemi nda një buxhet 3-vjeçar, buxhet që nëse ka nevojë do të rritet, andaj brenda këtyre tri viteve ne kemi një plan ta përfundojmë”, ka thënë Ismaili.
/Epoka e re/