![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/07/mitrovice.jpg)
Nënshkruhet memorandumi për rehabilitimin e rrugës “Bislim Bajgora” dhe “Agim Ramadani”
05 korrik 2022
| 12:50
Nënkryetari i komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri, i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Granit Tmava, kanë takuar zëvendësministrin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi.
Qëllimi i këtij takimi ishte vazhdimi i bashkëpunimit në mes të komunës së Mitrovicës dhe MMPHI-së, me ç’rast të dy palët kanë nënshkruar një memorandum të bashkëpunimit për rehabilitimin e rrugës “Bislim Bajgora” dhe “Agim Ramadani” në Mitrovicë.
Nënkryetari Tahiri dhe zëvendësministri Durmishi, biseduan edhe për një sërë projektesh infrastrukturore për Komunën e Mitrovicës.