Nënshkruhet në Bruksel marrëveshja e partneritetit të sigurisë dhe mbrojtjes në mes të Shqipërisë

18 dhjetor 2024 | 14:11

Shqipëria ka nënshkruar sot në Bruksel marrëveshjen e Partneritetit të Sigurisë dhe Mbrojtjes në mes të shtetit shqiptar dhe Bashkimit Evropian (BE), duke zyrtarizuar bashkëpunimin e zgjeruar në fusha të ndryshme të sigurisë dhe mbrojtjes.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka thënë në rrjetet sociale duke theksuar se partneriteti do të rrisë kapacitetet në siguri dhe mbrojtje.

“Ky partneritet strategjik do të forcojë përpjekjet tona për të luftuar kërcënimet hibride dhe kibernetike, ekstremizmin dhe do të rrisë më tej aftësitë tona të sigurisë dhe mbrojtjes, duke kontribuar për një Evropë më të sigurt dhe më të qëndrueshme”,  është shprehur Hasani.

Ndërsa ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, e ka cilësuar marrëveshjen impuls cilësor i ndërveprimit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, në kuadër të rrugëtimit të pakthyeshëm të integrimit në BE.

“Tashmë do të kemi më shumë mundësi dhe instrumente evropiane për fuqizimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, ndërkohë që jam i bindur se do të japim më të mirën dhe do të shtojmë vlerë në angazhimet operacionale të Bashkimit Evropian”, ka thënë Vengu në rrjetet sociale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka filluar me certifikimin e…