Nënshkruhet sot marrëveshja 33-milionëshe
18 mars 2024
| 08:07
Qeveria e Kosovës nënshkruan marrëveshje me Bankën Evropiane për Investime, me vlerë 33 milionë euro, ku parashihet ndërtimi i një impianti fotovoltaik diellor me kapacitet 100 MW.
Në këtë ngjarje marrin pjesë ministri i Financave, Hekuran Murati, ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, shefja e Sektorit Politik në Zyrën e BE-së në Kosovë, Anna Carin Platon, shefi për operime në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi nga Banka Evropiane për Investime, Matteo Rivellini dhe shefi i Divizionit për Energji për Evropën Juglindore dhe Turqinë në KfW, Pablo Obrador Alvarez.