
Nënshkruhet vendimi për subvencionimin e 201 familjeve skamnore për blerjen e drunjve
13 dhjetor 2019
| 15:09
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se kryetari Shpend Ahmeti ka nënshkruar vendimin që të ndajë subvencione për blerjen e drunjve për ngrohje për 201 familje me situatë të rëndë socio-ekonomike.
“Pak ndihmë për ata që kanë nevojë shumë! Kryetari Shpend Ahmeti ka nënshkruar vendimin, që përmes Drejtorisë së Mirëqenies të ndajë subvencione për blerjen e drunjve për ngrohje për 201 familje me situatë të rëndë socio-ekonomike. Të gjitha këto familje janë pjesë e skemës së asistencës sociale dhe shpresojmë se kjo ndihmë do të iu ndihmojë dhe lehtësojë sadopak jetesën në këta muaj të ftohtë të dimrit”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.
/Epoka e re/