Nënshkruhet zyrtarisht vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën
19 prill 2023
| 15:36
Në Strasburg është nënshkruar akti ligjor për liberalizimin e vizave të Kosovës.
Aktualisht zëvendëskryeministri Besnik Bislimi po mban konferencë për media pas ceremonisë.
Në këtë ceremoni, përpos Bislimi kanë marrë pjesë edhe kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola dhe ministrja suedeze e BE-së që përfaqëson presidencën e Këshillit të BE-së, Jessika Roswall.
Po ashtu, të ftuar janë edhe kryetari i LIBE, Juan Fernando Lopez Aguilar dhe raportuesi për vizat e Kosovës, eurodeputeti Thijs Reuten.