Nëntë drejtorë të klinikave të QKUK-së morën zyrtarisht detyrën
Në praninë e kryesueses së Bordit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), Agreta Gecaj-Gashi dhe drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, nëntë drejtorë të klinikave të Qendrës Klinike Universitare të Kosovë morën të premten zyrtarisht detyrën.
Menaxhmenti i ShSKUK-së u ka uruar suksese drejtorëve, derisa ka kërkuar nga ta që të jenë në nivel të detyrës, të marrin përgjegjësitë dhe të angazhohen maksimalisht në përmirësimin dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për pacientët.
Menaxhmenti i ShSKUK-së u shpreh i bindur se drejtorët e klinikave, duke marrë parasysh edhe punën por edhe përvojën e tyre, do të përmbushin me sukses misionin e tyre.
Drejtorët e zgjedhur janë: Naser Syla, drejtor i Klinikës Emergjente; Shemsi Veseli, drejtor i Klinikës së Biokimisë; Violeta Zatriqi, drejtoreshë e Kirurgjisë Plastike; Gazmend Spahija, drejtor i Klinikës së Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intensiv Qendror; Merita Sadiku-Emini, drejtoreshë e Klinikës së Endokrinologjisë; Besnik Elshani, drejtor i Klinikës së Neurokirurgjisë; Musa Hoxha, drejtor i Klinikës së Pulmologjisë; Fitore Komoni, drejtoreshë e Klinikës së Gastroentrologjisë; dhe Arben Vishaj, drejtor i Klinikës Infektive.