Nëntë gola shënohen në ndeshjen Tottenham – Bayern
01 tetor 2019
| 22:52
Nëntë gola janë shënuar në ndeshjen Tottenham Hotspur-Bayern Munchen, kurse nënkampionia e Evropës është deklasuar nga skuadra gjermane, duke pranuar shtatë gola dhe shënuar vetëm dy (2-7).
Në minutën e 12-të, Heung-Min Son i kaloi vendasit në epërsi, por tre minuta me vonë mysafirët u rikthyen në lojë me golin e Joshua Kimmich. Robert Lewandowski shënoi në fund të pjesës së parë për 1-2, kurse në pjesën e dytë tre golat për Bayernin i shënoi Gnabry, derisa një tjetër e shtoi Lewandowski. “Spurs” arriti të shënoi vetëm edhe një gol nga penalltia, kurse autor ishte Harry Kane.
Bayerni është i pari në me gjashtë pikë, kurse Crvena Zvezda zë vendin e dytë me tri pikë. Olimpiacos dhe Tottenham mbesin në kuotën e një pikëve.
/Epoka e re/