Nëntë ish-ministra intervistohen nga Komisioni Hetimor për Tekste Shkollore
Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të arsimit fillor dhe arsimit të mesëm të ulët për vitin shkollor 2023/2024 sot do të mbajë mbledhje.
Në këtë mbledhje do të bëhet intervistimi i dëshmitarëve, në këtë rast i disa ish-ministrave: Hykmete Bajrami, ish-ministre e Arsimit, Ramë Likaj, ish-ministër i Arsimit, Shyqeri Bytyçi, ish-ministër i Arsimit, Arsim Bajrami, ish-ministër i Arsimit, Ramë Buja, ish-ministër i Arsimit, Enver Hoxhaj, ish-ministër i Arsimit, Bedri Hamza, ish-ministër i Financave, Besim Beqaj, ish-ministër i Financave dhe Avdullah Hoti, ish-ministër i Financave.
Deri më tani ky komision ka mbajtur disa mbledhje dhe ka pasur përplasje pozitë-opozitë.