Nëntë kadetë shqiptarë diplomuan në akademinë ushtarake në Turqi
01 shtator 2020
| 12:03
Ministrja e Mbrotjes së Shqipërisë, Olta Xhacka, ka bërë me dije se nëntë kadetë shqiptarë kanë diplomuar në akademinë ushtarake në Turqi.
“Marjo Meni, Ismail Canaj, Kristi Myrtollari, Klaudio Shkëmbi, Kristi Bazaj, Ditmar Hoxha dhe Franc Bazaj nga Forca Tokësore, Rodilen Allkanjari nga ajo Detare dhe Juxhin Marku nga Forca Ajrore do të kthehen të shërbejnë në Forcat e Armatosura shqiptare. FA e arsimuar dhe profesioniste!”, ka shkruar Xhacka në llogarinë e saj në “Facebook”.
(F.D / Epoka e re)