Nëntë klube licencohen për garat evropiane, tri nuk licencohen

19 maj 2023 | 15:51

Komisioni i Shkallës së Parë për Licencimin e Klubeve për garat e UEFA-së, ka marrë vendimet në lidhje me procesin licencues për edicionin 2023/24 të garave të UEFA-së.

Në total në këtë proces kanë aplikuar 10 klube nga Superliga e meshkujve dhe dy nga Superliga e femrave. Nga 12 klube, sa e kanë nisur procesin e licencimit, nëntë prej tyre janë licencuar, kurse tri janë refuzuar.

Klubet e licencuara janë:

FC Ballkani
FC Drita
SC Gjilani
KF Dukagjini
FC Llapi
FC Malisheva
FC Trepça ‘89
KFF Mitrovica
KFF EP Hajvalia

Klubet që nuk janë licencuar për të qenë pjesë e garave të UEFA-së, për edicionin 2023/24 janë:

FC Prishtina
FC Ferizaj
KF Drenica

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi është liruar të premten nga spitali,…