Nëntë muaj pa qeveri, Iraku përballet me kaos
28 korrik 2022
| 16:43
Më shumë se nëntë muaj pasi Iraku ka mbajtur zgjedhjet parlamentare të tetorit 2021, liderët politikë nuk kanë qenë në gjendje të formojnë një qeveri.
Kriza politike e vendit ka arritur në pikën e vlimit kur demonstruesit, kryesisht mbështetës të liderit shiit Muqtada al-Sadr, një prej njerëzve më të fuqishëm në vend, kanë sulmuar Parlamentin irakian të mërkurën për të protestuar kundër korrupsionit dhe një prej kandidatëve që kandidon për kryeministër, raporton “Al Jazeera”.
Al-Sadr kishte urdhëruar bllokun e tij parlamentar të jepte dorëheqjen masivisht në qershor pasi Parlamenti kishte dështuar të formonte një qeveri.
Iraku dekadave të fundit është përballur me stabilitet politik dhe ekonomik.