Nëntë pacientë me Covid nga Shqipëria vazhdojnë trajtimin në spitalet e Kosovës

29 tetor 2021 | 10:43

Nëntë pacientë nga Shqipëria po vazhdojnë të marrin trajtim mjekësor nga Covid-19, në kuadër të Spitalit të Përgjithshëm të Gjakovës.

Në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Univeristar të Kosovës, trajtim mjekësor po marrin 61 pacientë, prej tyre 18 me oksigjeno-terapi dhe 4 në mjekim intensiv mjekësor, në gjendje të rënduar.

Spitali i Prizrenit, Spitali i Vushtrrisë dhe Spitali i Gjilanit, nuk kanë pacientë me Covid-19.

Numri i pacientëve sipas klinkave Covid-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 11 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 3 pacientë post-Covid-19
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient
Spital i Pejës, 5 pacientë
Spitali i Gjakovës, 9 pacientë
Spitali i Gjilanit, 1 pacient post-Covid
Spitali i Mitrovicës, 7 pacientë
Spitali i Ferizajt, 4 pacientë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur…