Nëntë pacientë me Covid po marrin trajtim në spitalet e Kosovës

08 dhjetor 2021 | 11:02

Nga raportimet e klinikave Covid-19 në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme, rezulton se në trajtim mjekësor nga Covid-19 janë 38 pacientë, prej tyre 9 të konfirmuar me Covid-19 dhe 29 pacientë të tjerë që kanë kaluar Covidin.

Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 11 janë me oksigjeno terapi, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive ka 1 pacient me maskë oksigjeni.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 6 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 22 pacientë post-covid
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 1 pacient me maskë oksigjeni
Spitali i Gjakovës, 3 pacientë
Spitali i Pejës, 3 pacientë
Spitali i Gjilanit, 3 pacientë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person është gjetur pa shenja jete në ujë tek…