Nëntë persona dërgohen në QKUK nga alergjitë që morën në QNR
13 tetor 2019
| 13:18
Nëntë persona janë dërguar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK) për shkak të alergjisë që kanë marrë në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve (QNR).
Kujtojmë se sot gjatë ditës 26 zyrtarë janë helmuar në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve për shkak zarfeve të ardhura nga Serbia, ku nëntë prej tyre janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
Zyrtarëve në QNR u janë vërejtur shenja të alergjisë në fytyrë dhe në duar.