Nëntë persona, shumica civilë, vriten ‘gabimisht’ në Afganistan
29 maj 2018
| 11:07
Forcat afgane kanë vrarë gabimisht nëntë persona, shumica prej tyre civilë, në një shtëpi në provincën Nangarhar.
Attaullah Khogyani, zëdhënës i guvernatorit të provincës, i ka thënë “Radios Evropa e Lirë” se tetë persona, përfshirë një fëmijë dhe një grua, janë plagosur po ashtu në operacionin e kryer nga forcat speciale afgane në qarkun Çaparhar.
Ndërsa guvernatori i provincës, Hayatullah Hayat, ka thënë se forcat afgane kanë bastisur një shtëpi nga ku janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, porse, me përfundimin e operacionit, shumica e viktimave janë identifikuar si civilë.
Provinca Nangarhar, në kufi me Pakistanin, ka parë rritje të dhunës këtë vit.
Edhe talibanët, edhe grupi militant Shteti Islamik janë aktivë në zonë.