Nëntë persona të lënduar në Londër “pas një incidenti kimik”
Nëntë persona kanë pësuar lëndime pas një incidenti kimik në jug të Londrës, në mesin e të lënduarve janë dy fëmijë, nëna e tyre dhe tre oficerë policie.
Brigada e zjarrfikësve u thirr në vendin e ngjarjes pas raportimeve për hedhjen e një “substance gërryese” në drejtim të qytetarëve, transmeton Telegrafi.
Pas këtij incidenti, policia ka nisur në masë të madhe kërkimin për personin e dyshuar.
Incidenti besohet të ketë ndodhur pasditen e së enjtes në Clapham, gjegjësisht në jug të kryeqytetit britanik.
Shërbimi zjarrfikës i Londrës njoftoi se u thirr për shkak të një incidenti kimik, dhe se një grua dhe dy fëmijë kërkuan ndihmë.
Ende mbetet e paqartë se çfarë kishte ndodhur, por me sa duket kishte ndodhur një përleshje mes gruas dhe të dyshuarit i cili ishte me makinë.