Nëntë persona vdesin nga përplasja e dy helikopterëve në ShBA
30 mars 2023
| 16:23
Nëntë persona kanë humbur jetën pasi dy helikopterë të ushtrisë amerikane u rrëzuan mbrëmjen e së mërkurës në shtetin e Kentucky, raportojnë mediat amerikane.
Guvernatori i shtetit, Andy Beshear, ka thënë se përplasja ishte “lajm i vështirë” dhe paralajmëroi për viktima.
Dy helikopterë “HH-60 Blackhawk” me Divizionin 101 Ajror (Air Assault) janë rrëzuar në Trigg County, Kentucky, rreth orës 22:00 të mërkurën, sipas një deklarate nga Fort Campbell.
Anëtarët e ekuipazhit ishin duke fluturuar “në një misioni stërvitje rutinë kur ka ndodhur incidenti”, shkruan “BBC”.
Qarku Trigg ndodhet në veri të kufirit shtetëror Kentucky-Tennessee.