Nëntë persona vdesin nga tajfuni në Korenë Jugore
Të paktën nëntë persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë zhdukur pasi tajfuni Mitag ka përshirë Korenë Jugore me shira të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta, kanë thënë autoritetet të enjten.
Stuhia ka goditur pjesët jugore të shtetit në orët e vona të së mërkurës, duke ngritur shqetësime për vërshime dhe duke nxitur shembje të tokës në zonat e prekura.
Ministria jugkoreane e Mbrojtjes ka thënë se nëntë persona kanë vdekur në gjithë shtetin, mirëpo numri pritet të rritet pasi dhjetëra persona janë të zhdukur.
Një grua në të 60-at është gjetur e vdekur pasi shtëpia e saj është shembur në qytetin jugor Busan.
Më shumë se 1,000 shtëpi janë dëmtuar se më shumë se 1,500 persona janë evakuuar nga shtëpitë e tyre paraprakisht, ka thënë ministria.
Mitag është tajfuni i 18-të për të cilin është raportuar këtë vit dhe i shtati që ka prekur Gadishullin Korean./rel/