
Nëntë të lënduar, në mesin e tyre dy fëmijë në aksidentin mes pesë veturave në Klinë
17 shkurt 2025
| 23:22
Nëntë persona janë lënduar, në mesin e të cilëve janë dy fëmijë, sonte në një aksident trafiku mes pesë veturave në Rixhevë të Klinës.
Driton Rugova, zëdhënës në policinë e Pejës, tha se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë.
Konfirmimi i tij i plotë:
Sot rreth orës 18:10, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur ne fshatin Rixhevë-Klinë, në këtë aksident ishin të involvuara pesë (5) Vetura dhe si pasojë e aksidentit nëntë (9) persona kanë pësuar lendime trupore ku dy (2) nga të lenduarit ishin fëmijë, të lenduarit janë dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë për tretman mjekësor.