Nëntë të lënduar në Skenderaj

25 nëntor 2018 | 21:36

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte në Skenderaj.

Policia Rajonale e Mitrovicës e ka konfirmuar këtë aksident.

Sipas zëdhënësit të Policisë, Avni Zahitit, aksidenti ka ndodhur sonte rreth orës 19:00 në rrugën “Azem Bejta”, në Skenderaj.

Sipas zëdhënësit, në këtë aksident janë të përfshira tri vetura. “Ndërsa të lënduar janë 9 persona, të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në QKMF Skenderaj dhe më pas janë liruar”, ka thënë Avni Zahiti për “Kallxo.com”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person është therur me thikë mbrëmjen e sotme në…