Nëntë të lënduar nga një aksident në Gllaviqicë të Pejës

11 korrik 2022 | 22:59

Nëntë persona janë lënduar nga një aksident mes tri veturave në fshatin Gllaviqicë të Pejës.

Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai ka thënë se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës.

“Sot rreth orës 20:20 minuta, Policia është njoftuar për një aksident në rrugën Prishtinë-Pejë, saktësisht në fshatin Gllaviqicë. Në aksident janë përfshirë tri vetura, me ç’rast veç dëmeve materiale kanë pësuar lëndime nëntë persona të cilët janë dërguar në emergjencën e spitalit rajonal të Pejës për tretman mjekësor”, tha Gashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Masakrën e Srebrenicës të 27 vjetëve më parë e ka…