Nëntë të testuar për Covid-19 nga Malisheva dalin negativë
26 prill 2020
| 22:41
Nga Komuna e Malishevës, sot janë testuar nëntë persona, shumica prej tyre pacientë në dializë, dhe të gjithë kanë dalë negativë.
Kjo është konfirmuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, përmes komunikimit zyrtar me Komunën e Malishevës.
“Ky është një lajm i mirë për Malishevën, pasi situata çdo ditë e më shumë po përmirësohet dhe kjo situatë është në kontroll të plotë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Malishevës.
Gjendja aktuale me Covid-19 në Malishevë është kjo: 73 të prekur, 55 të shëruar dhe 1 me fatalitet.
Në shërim e sipër janë edhe 17 persona.