Nëntë të vdekur dhe 548 raste të reja me Covid në Kosovë
07 mars 2021
| 15:06
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e Covid-19 kanë vdekur nëntë pacientë, ndërkaq po ashtu janë konfirmuar edhe 548 raste të reja me Covid.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 301 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 61 986 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9 413.