Nëntë të vdekur pas rrëzimit të një helikopteri të ushtrisë turke
04 mars 2021
| 17:11
Një helikopter ushtarak është rrëzuar në lindje të Turqisë, duke vrarë nëntë ushtarët në bord dhe duke plagosur katër të tjerë, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes.
Helikopteri u rrëzua në qytetin Tatvan, që është i banuar me shumicë kurde, transmeton AP. Ky qytet gjendet në provincën Bitlis.
Ende nuk është i qartë shkaku i këtij aksidenti.
Helikopteri ushtarak, i tipit Cougar, ishte nisur për në Tatvan nga provinca Bingol. Ky helikopter u zhduk nga radari në orën 14:25 sipas kohës lokale, tha Ministria e Mbrojtjes.
Ushtarët e lënduar janë evakuuar për në një spital, thanë autoritetet turke.