Nëntë viktima nga Covidi në Shqipëri

10 tetor 2021 | 17:51

Nëntë humbje jete janë regjistruar sot në vend nga koronavirusi, tre më shumë se ditën e shtunë. Viktimat janë; 3 qytetarë nga Fieri të moshave 51-75 vjeç, 2 qytetarë nga Tirana të moshave 72-73 vjeç, 2 qytetarë nga Vlora të moshave 65-69 vjeç, 1 qytetar nga Lezha 67 vjeç dhe 1 qytetar nga Berati 71 vjeç.

325 qytetarë kanë rezultuar të infektuar nga 2827 testime. Numri krahasuar me ditën e shtunë ka pësuar një ulje, pasi dje ishin 475. 325 qytetarët pozitivë me COVID-19 janë regjistruar në këto bashki: 158 qytetarë në Tiranë, nga 15 qytetarë në Durrës, Fier, Sarandë, 9 në Kamëz, 8 në Elbasan, nga 7 qytetarë në Gramsh, Lushnje, Kurbin, nga 6 qytetarë në Gjirokastër, Berat, Dimal, nga 5 qytetarë në Skrapar, Vlorë, Krujë, nga 4 qytetarë në Shkodër, Mallakastër, Kuçovë, nga 3 qytetarë në Belsh, Cerrik, Kolonjë, Pogradec, nga 2 qytetarë në Has, Lezhë, Mirditë, Shijak, Vorë, Patos, Himarë, Delvinë, Korçë, nga 1 qytetar në Memaliaj, Këlcyrë, Tepelën, Përmet, Finiq, Dibër, Kavajë, Kukës, Vau i Dejës.

Janë 7113 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 164 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 563 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 165,087 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. “Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”.

Statistika (10 Tetor 2021)

Raste të reja ditore 325
Të shëruar në 24 orë 563
Të shtruar në spitale 164
Humbje jete në 24 orë 9
Testime ditore 2827
Testime totale 1,237,635
Raste pozitive 174,968
Raste të shëruara 165,087
Raste Aktive 7113
Humbje jete 2,768

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3080
Durrës 842
Fier 712
Shkodër 609
Vlorë 379
Elbasan 346
Lezhë 269
Berat 230
Gjirokastër 208
Kukës 156
Korçë 155
Dibër 127

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja shqiptare, Linda Hakaj, prej vitesh ka zënë një vend…