Nëntë vjet nga shkuarja në përjetësi e veprimtarit të çështjes kombëtare, Shasivar Makolli

27 prill 2025 | 12:35

Sot janë bërë nëntë vjet nga shkuarja në përjetësi e veprimtarit të madh të çështjes kombëtare, Shasivar Makolli.

“Mungesa jote është e madhe Qal, sidomos në këtë kohë kur janë përmbysur vlerat!”, ka shkruar në Facebook veprimtari Bardhyl Mahmuti.

Ai ka theksuar se: “Në ditën e përvjetorit të këtij kolosi të paepur të atdhetarisë, fotos së Shasivar Makollit po bashkëngjis tri fotografi nga koha para pandemisë dhe katrahurës politike. Fotografinë me Adem Demaçin, simbolin e rezistencës sonë kombëtare dhe luftëtarin e  shquar të çështjes kombëtare Fatmir Arifin gjatë vizitës në shtëpinë e Qalit”, ka shkruar Bardhyl Mahmuti, duke shtuar tutje se: “Fotografinë me Muhamet Mavrajn, figurë emblematike e Lëvizjes Studentore para dhe gjatë luftës çlirimtare të Kosovës dhe me Shqiptar Adem Demaçin. gjatë homazheve për Shasivar Makollin. LAVDI E PËRJETSHME SHASIVAR MAKOLLi!”, ka shkruar Bardhyl Mahmuti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismail Syla  Me ca thika të fshehura në xhepat e…