![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/02/YJET.jpg)
Nëntë yjet që ndryshuan shumë, as fansat nuk i njohën
Shumë njerëz preferojnë që të eksperimentojnë me pamjen e tyre. Por ndonjëherë, nuk është aq e thjeshtë që të marrësh vendimin për të ndryshuar look-un tënd që e ke prej vitesh.
Nëse jeni duke menduar që të ndryshoni stilin tuaj, atëherë shikoni fotografitë e disa personazheve të famshëm që e kanë bërë.
“Bright Side” ka publikuar disa fotografi të yjeve të ekranit që kanë ndryshuar pamjen dhe duken kaq ndryshe. Duke bërë krahasimin si kanë qenë dhe si kanë ndryshuar, fansat mendojnë se janë bukur në të dyja rastet, por që edhe vështirë që të njihen.
Cristiano Ronaldo
Nga kaçurrelat e djersitura e aq shumë të pëlqyera në fushë te flokët e prera fare shkurt.
Lady Gaga
Dikur e mirënjohur për veshjet dhe grimin ekstravagant, tanimë duket se këngëtarja po shkon çdo ditë e më shumë drejt natyrales.
Keanu Reeves
Kaq shumë i pëlqyer për flokët e tij të gjatë, aktori do të shokonte me pamjen e re, e cila erdhi si pasojë e xhirimeve të një tjetër filmi.
Zoë Kravitz
Do të ishte filmi “Batman” ai që do të ndryshonte rrënjësisht portretin e saj.
Charlize Theron
Në vitin 2019, ajo i zëvendësoi flokët e saj biondë me një model të shkurtër, të errët. Por në vitin 2020, Charlize iu rikthye pamjes së vjetër.
Adele
Padiskutim NDRYSHE! Fotografitë flasin vetë…
Jessica Simpson
Jessica Simpson u kujdes shumë që të hiqte kilogramët e tepërt dhe ia arriti qëllimit. Ajo u ushqye shëndetshëm dhe u mor me shumë aktivitet fizik.
Lucy Liu
Kur publiku e pa aktoren Luct Liu bjonde, u surprizua. Ndryshimi ndodhi në vitin 2018 dhe artistja u inspirua nga roli i saj në “Stage Mother”.
Kristen Stewart
Ajo në të shumtën e rasteve ka mbajtur flokët e shkurtër, por në vitin 2019 u bë thuajshe tullace për një rol.