Nëntogerja e FSK-së shpallet studente e dalluar ndërkombëtare
03 shkurt 2022
| 14:07
Nëntogere e FSK-së, Arbenita Haxholli-Grezda, ka diplomuar dje në US Army Logistic University në Fort Lee, në Virginia të ShBA-së, si studente e dalluar ndërkombëtare.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka vlerësuar se ky sukses e ka bërë krenar gjtihë Kosovësn.
“Edhe një sukses i radhës së ushtarakeve tona. Oficerja jonë, Nëntogere Arbenita Haxholli-Grezda, ka diplomuar dje në US Army Logistic University në Fort Lee, Virginia, në SHBA, si studente e dalluar ndërkombëtare. Shumë urime Nëntogere Haxholli-Grezda dhe mirënjohje e lartë për krenarinë dhe nderimin e Kombit dhe Atdheut”, ka shkruar Mehaj në profilin e tij në “Facebook”.