‘Nepotizëm dhe favorizime’, Kryeziu: Debati i sotëm në Kuvend tregon pse qytetarët po ikin nga Kosova
Drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu, ka komentuar debatin parlamentar për arrestimin e drejtorit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, i cili është duke u zhvilluar në Kuvend.
Kryeziu ka thënë se duke dëgjuar akuzat dhe kundërakuzat në mes të pozitës dhe opozitës mund të kuptohet pse po ikin qytetarët nga Kosova.
Sipas tij, debati i sotëm po tregon se vetëm qytetarët e thjesht nuk kanë perspektivë në këtë vend.
“Duke dëgjuar debatet e deputetëve për korrupsionin në KEK, argumenteve dhe kundërargumenteve, akuzave dhe kundërakuzave, faktet dhe kundërfaktet, nga të gjitha kampet politike po e shpërfaqin të vërtetën, pse qytetarët ikin nga ky vend. Ambient nepotist, favorizues e korruptiv, në të cilin të gjithë kanë perspektivë përveç qytetarit”, ka shkruar Kryeziu në “Facebook”.