Nepotizmi dhe punësimet partiake zhgënjejnë të papunët

04 prill 2019 | 13:38

Muajve të fundit, partitë politike në pushtet është raportuar se kanë punësuar qindra militantë nëpër institucione e ndërmarrje publike, çka kishte nxitur reagime të ashpra nga diplomatët ndërkombëtarë në Prishtinë dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile.

Ndërmarrjet publike, ministritë dhe agjencitë e pavarura janë vendet në të cilat partitë në pushtet, po kritikohen se kanë punësuar familjarë apo anëtarë dhe militantë të partive të tyre.

Vetëm në Telekomin e Kosovës është raportuar se janë punësuar më shumë se 100 persona, duke përfshirë familjarë të deputetëve dhe zyrtarëve qeveritarë.

Këto punësime familjare dhe partiake, qofshin edhe pa konkurse dhe pa përfillje të kritereve, sipas organizatave të shoqërisë civile kanë prodhuar një situatë kur gjithsecili person që është i gatshëm për punë në Kosovë, nuk beson në trajtim të barabartë në rast të aplikimit në konkurse publike.

Dardan Abazi nga instituti INDEP, ka thënë se punësimet e fundit, pa kritere dhe me favorizime politike, përbëjnë shkelje të të drejtave të njeriut për të gjithë pjesëmarrësit në konkurse publike si dhe kanë ndikim në demoralizimin e personave të kualifikuar për punë.

“Përveç shkeljeve ligjore, kjo dërgon edhe një sinjal mjaft dërmues, në kuptim të humbjes së shpresës për qytetarët e Kosovës, sepse të gjithë ata qytetarë të cilët nuk kanë ndonjë politikan të fuqishëm në pushtet, atyre nuk u lihet hapësirë që të kenë mundësi punësimi në çfarëdo pozite në institucione apo pozitat publike të vendit”.

“Pra ky mesazh që u dërgohet qytetarëve është absolutisht dërmues dhe rruga e migrimit mbetet rruga e vetme në një situatë kur edhe sektori privat nuk ofron shumë perspektivë për qytetarët e Kosovës edhe për shkak se nuk është mjaft i zhvilluar si sektor, por edhe për shkak të shkeljes të së drejtave të punëtorëve që aty ndodhin”, ka thënë Abazi për “Radion Evropa e Lirë”.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në këtë link: https://www.evropaelire.org/a/nepotizmi-dhe-punesimet-partiake-zhgenjejne-te-papunet-/29860878.html.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, k gjatë akademisë  përkujtimore në…