Neptuni dhe Urani shihen për herë të parë me ngjyra të vërteta
Studimi i fundit nga astronomët e Mbretërisë së Bashkuar, tregon se Urani dhe Neptuni kanë nuanca të ngjyrës së kaltër dhe të gjelbër.
Ky studim i hedh poshtë imazhet nga misioni hapësinor i vitit 1980, i cili e shfaqi Neptunin të kaltër dhe Uranin të gjelbër.
Sipas profesoreshës së astrofizikës, Catherine Heymans, ata theksuan një ngjyrë në mënyrë që të shihet më mirë atmosfera e planetit, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.
Prej kohësh, thuhet se astronomët e kanë ditur se shumica e imazheve nuk e pasqyrojnë saktë ngjyrën e vërtetë të planetëve, pasi shpeshherë ato modifikohen për kërkime astronomike.
Patrick Irwin dhe grupi tij përpunuan të dhënat origjinale për të prodhuar atë që pretendohet të jetë “përfaqësimi më i saktë” i ngjyrës së Neptunit dhe Uranit.
Keqkuptimi për pamjen e dy planetëve, lindi kur imazhet e tyre nga misioni i anijes Voyager 2 të NASA-s u, u shfaqën në tre ngjyra të veçanta.
Në studimin e fundit, studiuesit kanë përdorur të dhëna nga imazhi i teleskopit hapësinor Hubble, dhe nga teleskopi i Observatorit Jugor Evropian.
Ky hulumtim tregoi se Urani dhe Neptuni janë një nuancë e ngjashme e të kaltrës në të gjelbër, por ngjyra e tyre varet edhe nga pozita.