‘Nervat m’i qetësojnë’ – Bariu i Strellcit që la Zvicrën për dhentë e tij (video)
18 shkurt 2024
| 15:41
Pranë bjeshkëve të Strellcit në Deçan, 48-vjeçari Enver Kapitaj përkujdeset për afro 140 delet e tij.
Rreth 20 vjet më parë, ai i shkëmbeu malet e Zvicrës për bjeshkët e vendlindjes vetëm që të ishte pranë dhenve e për ta vazhduar traditën familjare si barinj.