Nesër në mesditë mbërrijnë në Kosovë trupat e pajetë të bashkatdhetarëve nga Kroacia
27 korrik 2021
| 22:47
Gazeta “Epoka e re”, merr vesh nga burime jozyrtare nga Zagrebi, se nesër (e mërkurë) pas orës 12:00 mbërrijnë në Kosovë trupat e 10 qytetarëve të Kosovës të cilët kanë gjetur vdekjen në aksidentin e ndodhur në Kroaci.
Veturat me trupat e pajetë janë nisur nga Sllavonski Brod dhe do të vijnë në Kosovë përmes Malit të Zi dhe Shqipërisë. Ata pritet të kalojnë kufirin e Muriqanit (Mal i Zi-Shqipëri), rreth orës 10 e mëngjesit. Më pas kortezhi do të vazhdoj rrugën për në pikën kufitare të Morinit në Prizren.
Në aksidentin në Sllavonski Brod të Kroacisë të dielën, ku u përfshi autobusi i linjës Frankfurt – Prishtinë, vdiqën dhjetë persona, ndërsa u lënduan 45 tjerë.
/Epoka e re/. S.Z.