Nëse arrestohet Alqi Bllako, Pandeli Majko bëhet deputet

29 mars 2022 | 14:25

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion njoftoi ditën e sotme se i ka kërkuar Kuvendit të Shqipërisë të shqyrtojë caktimin e masës arrest me burg për deputetin e Alqi Bllako.

Në rast se Komisioni i Mandateve vendos t’i  hap rrugë organeve të drejtësisë, atëherë i hapet mundësia të tjerë kandidatëve në pritje për t’u bërë deputet të Kuvendit të Shqipërisë të listës së 25 qershorit për qarkun e Tiranës nga radhët e partisë Socialiste.

Dy ndër kandidatët në pritje janë Pandeli Majko i listuar i nëntëmbëdhjeti me 8780 vota dhe Dallëndyshe Bici e listuar në numrin 21 me një sasi votash prej 4977.

Ndërkohë, Kodi Zgjedhor sqaron se:

“Mandati i ndërprerë i deputetit ose i anëtarit të këshillit të bashkisë i kalon kandidatit vijues të listës së të njëjtës parti politike në zonën zgjedhore përkatëse, përveçse kur plotësimi i vakancës me kandidatin e radhës ul përfaqësimin e gjinisë së nën përfaqësuar.

Në këtë rast plotësimi i vakancës bëhet nga kandidati i parë në listë i gjinisë së nën përfaqësuar pavarësisht renditjes në listë.

Emrat e tjerë të asaj gjinie ngjiten në listë duke marrë renditjen e kandidatit paraardhës të së njëjtës gjini. Ky rregull nuk zbatohet kur emrat e gjinisë përkatëse kanë shteruar”, thuhet në Kodin Zgjedhor

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka vlerësuar se hapja e…