Nëse Brexit nuk realizohet, ekonomia britanike përfiton 13 miliardë euro fonde
Nëse Brexit nuk do të realizohet dhe Britania Madhe do të mbetet në Bashkimin Evropian, kompanitë britanike do të kishin fonde mbi 13 miliardë euro për periudhën 2021-2027.
“Mbi dy miliardë më shumë se 10,6 të periudhës aktuale 2014-2020”, sipas një analize të realizuar nga Konferenca e Rajoneve Periferike dhe Detare e Evropës (CRPM), në të cilën është nënkryetar guvernatori i rajonit të Toskanës, Enrico Rossi.
“Rritja e alokimeve për Londrën mund të shpjegohet me faktin se shumë zona të vendit janë duke mbetur pas mesatares së BE për sa i përket prosperiteti rajonal”, thuhet në studim.
Në veçanti, në rajonet më pak të zhvilluara do të shkonin në 4,4 miliardë euro për 2021-2027, shumë më tepër se 2,7 miliardë të vendosura për periudhën shtatëvjeçare aktuale./ATSH