Nëse Covid-19 ka dalë nga laboratori, për ta humbur efektin duhet shumë kohë

18 prill 2020 | 09:38

Fizika simetrike është rruga e vetme për parandalimin e shpërndarjes së Coronavirusit COVID-19 (13)

Shkruan: Naim Krasniqi, fizikan

Arritja e virusit Covid-19 në Kosovë ishte pa një emër të caktuar, por ishte sikur një grip sezonal që vije për çdo vit. Këtë virus mjekët, si në Kosovë ashtu edhe jashtë saj, pa ndonjë problem e kanë shëruar përmes barnave duke mos përjashtuar as antibiotikët. Kuptohet viktimat nuk përjashtohen sikur çdo vit kur prezentë janë gripat, sepse niveli energjetik i virusit ishte i vogël, por sa ma gjatë buron nga epiqendra siç ishte Wuhani niveli energjetik i tij do të rritej, por asnjëherë njëjtë sikur ishte i rrezikshëm në Wuhan, sepse nuk do ta arrinte atë nivel energjetik ashtu sikur është sqaruar më parë.
Përhapja e virusit ka vazhduar rrugën pa ndërprerje dhe ka hyrë edhe në Itali, Spanjë, Zvicër, Francë dhe në të tjera shtete. Por as në këto shtete ky virus nuk ka pasur ndonjë emër të caktuar prandaj shërimi ka vazhduar sikur çdo herë me barna duke mos përjashtuar edhe viktimat, sidomos të moshuarit.
Në janar 2020 Kina, me vonesë, e pranoi prezencën e përhapjen së virusit Covid-19, dhe shokoi botën me këto informacione, kurse duke e parë rrezikun e përhapjes ekstreme më 23/01/2020 e vendosi qytetin Wuhan në karantinë me 11 milionë banorë.
Pas vendosjes së qytetit Wuhan në karantinë të gjithë botën e kapi paniku nga përhapja e këtij gripi, por ishte vonë sepse ai tani ishte prezent jo vetëm në Kosovë por edhe në Evropë afërsisht me të njëjtat simptome, por me një niveli energjetik më të ulët ashtu sikur e kam sqaruar në botimet e mëparshme, prandaj ky virus nuk kishte emër, por njihej si një grip sezonal.
Vendosja e qytetit Wuhan në karantinë ishte pozitive se u ndërpre zinxhiri i shpërndarjes së virusit nga epiqendra, por virusi tashmë ishte shpërndarë.
Vendosja e qytetit Wuhan në karantinë dhe frika e shpërndarjes së tij, udhëheqësit e mjekësisë gjithkah dhe në nivel global (OBSH) i solli para një akti të kryer, të cilët deklaronin se nuk dinin shumë për këtë virus, por që u orientuan të gjitha institucionet drejt zbulimit të vaksinës.

Sa më shumë rritet distanca në mes tokës dhe diellit virusi Covid-19 humb efektin

Meqenëse e kam sqaruar edhe më parë se si krijohen viruset, tani po sqarojë dy mënyra të të humbjes së efektit të virusit Covid-19.
a) Nëse virusi Covid-19 ka origjinën ashtu sikur thuhet nga kafshët ai do ta humb efektin ashtu sikur largohet toka nga dielli dhe më 04/07/2020 e humb efektin pa asnjë problem, sepse për aq sa rritet fusha antimagnetike e tokës, për aq zvogëlohet fusha antimagnetike e diellit, dhe për aq i humb efekti virusit Covid-19 siç shihet në figurën e mëposhtme.
b) Por, nëse është e kundërta, pra nëse ka ikur nga laboratori, kjo merr më shumë kohë.

Sqarim
Për ta kuptuar ma thjeshtë mjafton secili lexues ta marrë një glob shkollor të tokës, le ta merr ndonjë person që pi duhan dhe të fryn me tymin e tij në mes të globit, do ta vërteton se tymi ndahet nga qendra, duke u shpërndarë poshtë, lartë, majtas, dhe djathtas.
Pasi Wuhani ndodhet në lartësinë 30,5° mbi ekuator, mjafton për ta kuptuar se virusi shpërndahet nga 30° e më lartë, por pasi toka rrotullohet në kahe të kundërt me akrepat e orës, atëherë fusha antimagnetike e diellit dhe trupit qiellor (X) i ngadalëson lëvizjen virusit Covid-19 dhe e shpërndan në drejtim të lartësisë 30° deri 50° në formë trekëndëshi nga Wuhani.
Në këtë trekëndësh hynë të gjitha shtetet që janë goditur më së shumti, por që janë të zhvilluara ekonomikisht nga Evropa deri te ShBA-të.

Përfundim
Të gjitha këto botime janë të bazuara në ligjet e fizikës simetrike, e cila fizikë e sqaron mikrobotën dhe makrobotën me të njëjtat ligje, sepse fizika simetrike bazohet në ligjet e natyrës, dhe me argumente duke e bashkuar fizikën dëshirën e fundit të Albert Einsteinit.

Në fund të këtij botimi do të shkëpus një pjesë nga libri i cili do të botohet në gjuhën shqipe dhe angleze – Fizika Simetrike, një shkencë rrënjësisht e re.
Ky shkrim do të përmbyllet me një alegori të Albert Einsteinit, i cili në vitin 1954 ishte shprehur: “Unë duhet të dukem si një struc që përgjithmonë ka futur kokën e tij në rërën relativiste për të mos u përballur me kuantin e keq”. (APS Physics, 2005). Kjo mbase mund të modifikohet paksa për t’iu përshtatur gjendjes dhe të thuhet se fizika duket si një struc që ka futur kokën në rërën teorike dhe nuk e sheh dot më natyrën.
Prandaj Fizika simetrike është shkencë e re që bazohet në ligjet e natyrës, themelues i të cilit jam vet unë.

(Fund)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti francez Emmanuel Macron ka paralajmëruar se Bashkimi Europian po…