‘Nëse del se Kosovën e kanë çnjohur 9 shtete, meritat nuk i ka Vuçiqi dhe Daçiqi, por Gërvalla’

05 janar 2023 | 12:53

Ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, Artan Behrami, ka thënë se nëse janë të vërteta pretendimet e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq se Kosovës do t’i hiqen nëntë njohje, atëherë “meritat” duhet t’i jepen kryediplomates Donika Gërvalla.

“Nëse dalin pretendimet e Vuçiqit për çnjohjen e nëntë shteteve të vërteta, atëherë meritat nuk i ka as Vuçiqi e as Daciqi, por i ka Donika Gërvalla”, ka shkruar Behrami në “Facebook”.

Për këtë, ai ka thënë se Gërvalla i ka hequr nga pozita diplomatët me përvojë që kanë qenë duke punuar me shtetet ku kanë ushtruar ndikimin e tyre Serbia dhe Rusia.

“Donika i ka larguar të gjithë diplomatët që kanë pasur përvojë dhe kanë menaxhuar shtetet, të cilat kanë qenë nën trysninë e Rusisë dhe Serbisë. Derisa ata pak diplomatë që kanë mbetur, Donika i ka izoluar dhe çdo ditë ushtron presion ndaj tyre. Në krejt mandatin e saj, Donika është marrë me etablimin e klubeve të diasporës, duke hequr dorë nga njohjet dhe anëtarësimet në organizatat ndërkombëtare!”, ka shkruar ai.

Në fund, Behrami ka ironizuar me një deklaratë të presidentes Vjosa Osmani. “Po qysh ka thënë edhe presidentja Osmani: ‘Kosova, më në fund, ka politikë të jashtme’”, ka shkruar Behrami.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë…