Nëse dështon Haalandi, Reali transferon Cavanin 

20 prill 2022 | 12:55

Real Madrid varet nga Erling Haaland. Klubi “Loss Blancos” po i merr parasysh të gjitha hipotezat dhe dëshiron që mos të jetë e papërgatitur në verë. Në rast se dështon transferimi i Erling Haaland, gjiganti i La Liga e ka një zgjidhje.

Plani B quhet Edinson Cavani, sipas “Fichajes”. Sulmuesi uruguaian është në fund të kontratës me Manchester United dhe kalimi te ekipi i Carlo Ancelottit do i sillte grupit më shumë eksperiencë dhe cilësi. Profili i tij me këtë skuadër do ishte tejet interesant dhe mbase i nevojshëm për skemat e teknikut italian.

Për Cavanin do ishte përvoja e tij e parë në La Liga, pas viteve të suksesshme me Palermon, Napolin dhe PSG-në.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një i vdekur dhe një i lënduar është bilanci si…