Nëse dështon transferimi i Mbappes, Reali e ka në plan Salahin  

16 korrik 2021 | 12:45

Në Madrid vijojnë të jenë të fiksuar pas idesë për të veshur me të bardha Kylian Mbappe.

Sulmuesi francez ka qenë dhe mbetet prioriteti kryesorë, njëkohësisht edhe transferimi më i ndërlikuar pasi bëhet fjalë për një operacion me një kosto shumë të madhe. Nëse për një arsye apo për një tjetër, transferimi i Mbappe dështon sërish të kryhet këtë verë, drejtuesit e Real Madrid kanë gati një plan B. Sipas mediave spanjolle, Carlo Ancelotti i ka sugjeruar presidentin Perezit emrin e Mohammed Salah.

Në fakt egjiptiani nuk është një emër i ri në listën e Perez, edhe më herët presidenti i Real Madrid ka shprehur dëshirën për ta pasur në skuadër. Salah nuk e ka më atë lidhje të pathyeshme me Liverpoolin dhe me vetë trajnerin Jurgen Klopp.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK),…